Rama: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Kryeministri Edi Rama, në një takim në Fier së bashku me zëvendesën e tij, Belinda Balluku, në një tryezë të hapur folën për prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në vend.
Rama u shpreh se ndihet optimist për të të ardhmen e këtij sektori, pasi beson se brenda kësaj dekade, Shqipëria do të mund të jetë plotësisht e pavaruar nga energjia elektrike. Kjo do të thotë se vendi do të mund të prodhojë në masë të plotë energji elektrike, e madje të eksportojë atë në vendet e tjera, duke mos pasur kështu më nevojën e blerjes së saj.
Ai shtoi se jo vetëm prodhimi energjitik, por dhe transmetimi i saj ka njohur progres të rëndësishëm.
Duke u ndalur tek sektorit të mineraleve, kreu i qeverisë tha se ajo ka qenë një “xhungël”, referuar kështu para se ai të merrte detyrën e kryeministrit, për t’u shndërruar në sektor më të përmirësuar. Sakaq, Rama tha pavarësisht zhvillimit, sektori ka nevoje për shtimin e kapaciteteve përpunuese.
“Edhe aty ishin në një situatë xhungle absolute. Shfaqjesh kretësisht të paimagjinueshme për Evropën. Turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës. Sot kemi një situatë krejt tjetër, por jemi të vetëdijshëm të rrisim klapacitetet tona përpunuese.
Fraksion.com