Rama: Nuk japim para për inceneratorët, landfilli i Tiranës në pronësi të shtetit
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot pyetjeve të qytetarëve të adresuara përmes platformave sociale, në rubrikën “Sy m’Sy”.
Një qytetar e akuzoi se “Rilindja” paguante 6 milionë euro për inceneratorët dhe për shishet e verës që ai konsumon. Rama e mohoi kategorikisht këtë, duke sqaruar se qeveria nuk financon inceneratorë, por mbështet pastrimin e qytetit të Tiranës.
“Landfillin e Tiranës e administron shteti, nëpërmjet Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara. Punonjësit janë të vendosur nga shteti dhe financohen për shërbimin që kryejnë. 25 euro për ton është një çmim që nuk e gjen askund sot në Europë,” deklaroi Rama, duke nënvizuar kostot e ulëta dhe nevojën për investime të ardhshme.
Duke komentuar akuzat për shpenzime luksi me verë, Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve nga, siç i quajti ai, “kënetarët” që e paraqesin çdo shpifje si të vërtetë.
Fraksion.com