AktualitetBota+Të fundit

Putin urdhëron armëpushim të papritur tre-ditor më 8-10 maj

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të papritur tre-ditor në Ukrainë nga 8-10 maji, ndërsa Rusia feston Ditën e Fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin të hënën shpalli një armëpushim tre-ditor në luftën me Ukrainën muajin e ardhshëm për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Luftën e Dytë Botërore.

Kremlini tha se armëpushimi 72-orësh do të zgjasë nga fillimi i 8 majit deri në fund të 10 majit, dhe Rusia i bëri thirrje Ukrainës që t’i bashkohet gjithashtu.

Në rast shkeljesh nga pala ukrainase, forcat e armatosura të Rusisë do të japin një “përgjigje të përshtatshme dhe efektive”, thuhet në deklaratë.

 

Fraksion.com