Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati, plagosen 5 persona
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në aksin e vjetër Lezhë-Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Njëri prej të plagosurve ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim.
“Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç. nSi pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Fraksion.com