SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD në SHBA
SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Partisë Demokratike.
“Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, bëri të ditur sot zyra për shtyp e SPAK.
PD reagoi dje për lobimin pranë Qeverisë dhe Kongresit të SHBA-së duke theksuar se “komuniteti shqiptaro-amerikan, përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike, si forca më e madhe opozitare, me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. Synimi i bashkatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD-së me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”.
Fraksion.com