AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takim me pedagogë dhe studentë në Vlorë: Të ardhurat për frymë janë tre herë më të larta se në kohën kur ne morëm detyrën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në qytetin e Vlorës, ku ka folur për zhvillimet ekonomike të vendit dhe objektivat për të ardhmen.

Ai deklaroi se, sipas të dhënave të FMN-së, Shqipëria ka nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon, ndërsa të ardhurat për frymë janë trefishuar që nga fillimi i mandatit të tij.

Duke iu referuar të dhënave të fundit të Censusit, Rama kundërshtoi pretendimet për një rënie drastike të popullsisë dhe theksoi se qeveria synon që deri në vitin 2030 ta ulë nivelin e papunësisë në 6%, në përputhje me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon, referua të dhënave të FMN.

Të ardhurat për frymë janë tre herë më të larta se në kohën kur ne morëm detyrën.
Dua të bëj një shpjegim të shkurtër, se medemek papunësia ka rënë se ka rënë popullsia. Nuk ka rënë me 1 mln siç predikon propaganda negative ndaj Shqipërisë, dhe këtë e tregon edhe Censusi. Sot Shqipëria është 2.4 mln ndërkohë që në 2012, ka qenë 2.8milionë.

Qëllimi ynë është që në Shqipërinë 2030 nivelin e papunësisë ta kemi në mesataren e BE, 6%”, tha Rama.

 

Fraksion.com