Këtë të Dielë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pedagogë e studentë të qarkut të Vlorës. Përmes projeksioneve, ai foli për ndryshimin që ka pësuar ekonomia e vendit nga viti 2013 e deri më sot. Prezantoi po ashtu ambiciet për Shqipërinë 2030.
“PBB, 2.5 herë më i lartë nga viti 2013. Këtu kemi një projeksion të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon nga 2013-a në 2024-ën. Siç e shihni, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kësaj rritjeje dhe burim i kësaj tabele është Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nuk është qeveria shqiptare. Është rritur me 109,6%. Të ardhurat për frymë, sot 3-fish! Ai është projeksioni i bërë me ekspertë të Ministrisë së Financave dhe ndërkombëtarë, 15 mijë Euro për frymë në Shqipërinë 2030. Tregu i punës, papunësia është sot në nivelin më të ulët historik. Popullsia nuk rënë me 1 milion siç predikon propaganda negative dhe këtë e tregon Censusi, sot Shqipëria është 2.4. Kjo lidhet me forcat e punës. Nëse shohim raportet me përqindjen jemi sot në këtë nivel papunësie. Synimi është që ta cojmë në nivelin e mesatares së BE. 848 Euro është sot mesatarja e pagës.
Rritja e pagës minimale, jemi me 400 Euro dhe jemi në vendin e tretë në rajon. Në Janar 2026 do shkojmë në 500 Euro pagën minimale. Projeksioni ynë për 2030-ën është që të mos ketë pagë nën 650 Euro. Kemi 3-fishim të eksporteve. Kur morëm detyrën kishte dhe një borxh të fshehur ndaj kompanive të kontraktuara nga shteti për investime apo shërbime që ishin në prag falimentimi, ai ishte rreth 700 milion Euro në total. Sot jemi në këtë nivel dhe projeksioni për Shqipërinë 2030 është ta çojmë te 50%, shifër normale se më mirë se sa mesatarja e BE-së. Taksimi i ndershëm, kemi hequr 57% të të punësuarve nga barra tatimore”, deklaroi kreu i qeverisë.
Fraksion.com