Partia Demokratike e ka cilësuar transparente dhe të ligjshme kontratën që ka nënshkruar për lobim në Amerikë. Përmes një reagimi nga zyra e shtypit, selia blu thotë se Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë, teksa kartelet e drogës janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.
Në reagim theksohet se “kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Pasi denoncimet për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!”
Partia Demokratike thotë se kontrata është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli. “Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falenderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!”, thuhet më tej në reagim.
Fraksion.com