“U ndjeva si në një strukturë europiane“, Kandidatja e PD në Tiranë, Mesila Doda i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT
Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Tiranës, Mesila Doda i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.
Përmes një postimi në facebook ajo ka falënderuar stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
“Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falënderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij, dr. Drini Shehu, dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Doda.
Fraksion.com