Rama nderon papa Françeskun: Mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve
Papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare, do të varroset sot në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, në një ceremoni ku marrin pjesë liderë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore.
“Duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndan pamje të papës në sheshin e Vatikanit.
Qeveria shqiptare ka shpallur sot ditë zie kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, papa Françesku.
Në shenjë nderimi në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë, ndërsa të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private do të transmetojnë muzikë funebër.
Udhëheqësi i Kishës Katolike u lind në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936 nga prindër emigrantë italianë.
Ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të shugurohej si prift jezuit në vitin 1969.
Pas më shumë se një dekade në papatin e tij, papa Françesku mbeti një figurë e admiruar.
Ai kërkoi të reformonte burokracinë e Vatikanit, të luftonte korrupsionin dhe të adresonte disa nga sfidat më urgjente të kishës.
Fraksion.com