Papa bënte thirrje për “ndërtim urash”, Trump dhe Zelensky fotografohen brenda Bazilikës së Shën Pjetrit
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky janë fotografuar brenda bazilikës Shën Pjetrit duke biseduar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se takimi që zhvilloi në Vatikan me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mund të rezultojë historik, nëse arrihet përfundimi i luftës, temë për të cilën ata diskutuan.
“Takim i mirë. Ballë për ballë, arritëm të diskutojmë shumë gjëra. Shpresojmë për një rezultat nga gjithçka që u diskutua,” shkroi Zelensky në një postim të tij.
Takimi 15-minutësh – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për rreth 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Pas funeralit të Papa Françeskut dhe bisedës me liderin ukrainas, Trump u largua nga Roma për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara.
Presidenca franceze e përshkroi takimin mes Trump, Zelensky, Starmer dhe Macron si pozitiv”.

Fraksion.com