AktualitetBota+Të fundit

Mbi 200 000 të pranishëm përcjellin papa Françeskun

Të paktën 200 000 persona të pranishëm në përcjelljen sot për në banesën e fundit  Papa Françeskun.

Në ceremoni morën pjesë edhe 160 delegacione nga e gjithë bota, liderë botërorë, familje mbretërore si edhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare.

Arkivoli i papa Françeskut po përshkon tani Romën me një makinë të ashtuquajtur papamobile.

Pas shërbimit mortor në sheshin e Shën Pjetrit, arkivoli i papa Françeskut do të përshkojë  Romën përgjatë një rruge prej gjashtë kilometrash deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku papa do të prehet.

 

Fraksion.com