AktualitetPolitikëTë fundit

Gjiknuri takim me banorë të Kuçit: Bashkë nënshkruam memorandumin e fitores

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, zhvilloi pasditen e së Shtunës një takim me banorë të Kuçit.

Në fjalën e tij Gjiknuri pohoi se, “Gjatë kohës kur kam qënë drejtues politik në Qarkun e Vlorës, kemi bërë shumë punë të mira bashkë. Këtu në Kuç, nënshkruam dhe memorandumin e famshëm të fitores, ku përcaktuam numrin e mandateve që do të fitonim. Ajo mbetet si një referencë, ku përcaktuam fatin e fitores së Partisë Socialiste.

Kuçi ka qenë gjithmonë element i rëndësishëm në fitoren tonë. Është një fshat me tradita. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu. Në Kuç janë bërë punë të mira, të cilat nuk kanë ardhur rastësisht, por si rezultat i punës së mirë të qeverisë dhe mbështetjes që ka patur Bashkia e Himarës për të investuar për fshatin. Rruga e Lumit të Vlorës, një ndër investimet më të mëdha, ka sjellë zhvillim për zonën, duke e bërë të aksesueshme zonën.

Në këto investime, të realizuara nga qeveria jonë, kam edhe unë gjurmën e gishtit si ish-ministër, në bërjen e kësaj rruge, me qëllim që zona të dilte në pah vlerat historike që ka zona dhe duke e përmirësuar jetën e banorëve. Edhe Paketa e Maleve, tanimë është bërë konkrete, përmes së cilës të rinjtë mund të marrin grante nga shteti për të bërë bujtina ose biznese të vogla, sigomos në këtë zonë me potencial natyror”.

Duke u ndalur tek situata zgjedhore, Gjiknuri theksoi se, “Ne një zgjedhje e kemi shumë të qartë, vota duhet të jetë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, që ka bërë kaq shumë për këtë qark, për Labërinë dhe sidomos për lidhjen me bregdetin. Unë si Damian, kërkoj votën, pas votës për PS, pasi fuqia ime politike vjen nga mbështetja juaj masive me votë.

 

Fraksion.com