Berisha premton legalizim të plotë në Laprakë: Paqja fiskale që propozon PS është parajsë për botën e krimit, nuk do e lejojmë kurrë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Lapraka se paqja fiskale që propozon Partia Socialiste është parajsë për botën e krimit.
Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, Sali Berisha premton se nuk do të lejojë kurrë që në kurriz të qytetarëve të përfitojnë një grusht njerëzish.
Fjala e Sali Berishës në Laprakë:
Miqtë e mi, unë firmos këtu para jush një kontratë me ju.
Legalizim dhe pastaj urbanizim.
Ky është parimi që ndjekim ne.
E dëgjuat dje, paqja fiskale, çfarë është paqja e tij fiskale?
Paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur.
Ua shpjegoj unë si është puna.
Ky, dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen.
Natyrisht BE e diktoi këtë. Kjo ishte një inkurajim i tmerrshëm i krimit. Në sallën e gjyqit në Belgjikë, trafikanti deklaroi sipas televizionit belg, se vetë kryeministri më kishte premtuar se do mund të investoja paratë në Shqipëri.
Tani thotë paqja fiskale.
Ai vetë është në paqe dhe bashkëpunim të ngushtë me ta.
Por unë i garantoj atje ku janë se asnjë qindarkë, asnjë dollarë, asnjë euro nuk do mund të sjellin në Shqipëri.
Jo. Sepse çfarë ndodhi këtu me këtë?
Nuk ka vend në Europë, në të cilin monedha e vendit të ketë rrëzuar përdhe euron.
Euro për shkak të narkoeurove ka humbur 35 përqind të vlerës.
Po. Kjo do të thotë qindra mijëra shqiptarë humbën vendet e punës në ndërmarrjet e eksportit. Falimentuan.
Se ato çdo transaksion e kanë në euro.
Dhe rënia 35 përqind e euros faktikisht ua asgjësoi fitimin dhe i detyroi të kyçin sipërmarrjet. Të dalin nga puna dhjetëra mijëra punëtorë shqiptarë dhe të ikin në emigracion.
Merr fund kjo.
Asnjë paqe me ta nuk ka.
Me bandat kriminale ka vetëm ligj, ligj dhe vetëm ligj.
Po, gjobat do ua falim ju, ju o qytetarë të ndershëm, ju që keni përjetuar brutalitetin, arrogancën e inspektoriateve, e zyrtarëve, e ministrave të tij.
Çdo gjobë që është vendosur mbi ju, me datën 12 maj bëhet zero.
Këta u marrin ju kamatë vonesat e 25 viteve më parë. Këta nuk kanë ligj, as moral. Po ato u falën në momentin kur KESH kaloi tek CEZ. Dhe këta vazhdojnë i mbledhin dhe ua mbajnë ju si lak në fyt.
Që të gjitha falen.
Bizneset do kenë çmimin e energjisë nga 18 lekë në 6 lekë.
Familjarët nga 9.5 në 7 lekë.
Tarifat e ujit do përgjysmohen.
Taksa antikushtetuese e arsimit e bashkisë do hiqet menjëherë.
Bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa më shumë se 1 përqind të xhirosë së biznesit dhe një seri lehtësimesh do bëhen për biznesin e vogël.
Fraksion.com