Arkivoli mbërrin në vendin e fundit të prehjes së Papës
Arkivoli i Papa Françeskut ka mbërritur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.
Mbajtësit e kanë ngritur arkivolin e Françeskut nga papamobili dhe po e çojnë atë në bazilikë.
Në vend të shkëlqimit të Vatikanit, Françesku ka zgjedhur të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë. Ai do të jetë papa i parë që varroset jashtë Vatikanit në më shumë se një shekull.
Funerali i Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën e Pashkëve në moshën 88 vjeç, unzhvilloa në Vatikan.
Papa Françesku “preku mendjet dhe zemrat” dhe donte të “ndërtonte ura, jo mure”, tha Kardinali Giovanni Battista Re, duke udhëhequr shërbimin.
Dhjetëra udhëheqës dhe personalitete – përfshirë Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Princ William – i janë bashkuar rreth 200,000 të pranishmëve, me 50,000 brenda vetë Sheshit të Shën Pjetrit
Trump dhe Zelensky u takuan brenda Bazilikës së Shën Pjetrit para funeralit, me Shtëpinë e Bardhë që e quajti bisedën 15-minutëshe “shumë produktive” – ata do të zhvillojnë një takim tjetër pas funeralit
Trump ndidhej në rreshtin e parë të shërbimit së bashku me presidentët e Finlandës dhe Estonisë – dy mbështetës të vendosur të Ukrainës.
Fraksion.com