AktualitetKosovaTë fundit

S’ka konstituim të Kuvendit as në përpjekjen e gjashtë, seanca tjetër do të mbahet më 27 prill

Deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të premten në përpjekjen e gjashtë, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme.

Haxhiu i mori 57 vota për, katër më pak se minimumi prej 61 votave të nevojshme për t’u emëruar.

Haxhiu nuk u votua për kryetare në katër seanca radhazi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, propozoi sërish Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës.

Ai u kërkoi votën edhe partive të tjera, duke u thirrur në tentim për të zhbllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post, pasi nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pu mblodh për të gjashtën herë sot, rreth gjysmë orë pas orarit të nisjes.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se të pranishëm ishin 119 deputetë.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.

 

Fraksion.com