Rama ironizon deklaratat e Berishës
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka ironizuar një deklaratë të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Rama ka publikuar pjesë nga një prej fjalimeve në takimet elektorale të Berishës, teksa e ka mbuluar me një “buf”.
“obobobooo…”, shkruan Rama, në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.
Fraksion.com