AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Investimet në infrastrukturë, Shkodra po bëhet kryeqendra e zhvillimit të turizmit në Veri

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, e cilësoi Shkodrën kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, që po njeh një hov të ri të zhvillimit të turizmit si asnjë herë më parë, falë investimeve e projekteve që janë zbatuar vetëm në dy vitet e fundit.

Në takimin që zhvilloi sot me gratë në Shkodër, Rama vuri në dukje se me investimet që janë realizuar, vjet për herë të parë Shkodra ka parë vetëm fillimin e një historie krejt tjetër të zhvillimit.

“Vjet për herë të parë Shkodra kalonte mesnatën me rrugët që glonin nga turistët që vinin nga të katër anët e botës dhe dyqanet e gjithë bizneset e vogla në Shkodrës, kanë realizua në 2024, të ardhurat më të mëdha në të gjithë historinë e tyre”, u shpreh Rama.

Sipas tij, jashtë Shkodrës ka edhe më shumë gjëra për të treguar.

“Sot të gjitha akset rrugore strategjike për zhvillimin e turizmit, që unë e quaj kryeqendra e veriut të Shqipërisë, janë ose të ndërtuara ose në ndërtim e sipër dhe horizonti është hapur për të gjithë ata që e kanë lënë Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën e Fushë – Arrës vite më parë, dhe duan të kthehet për të ndezur oxhakun e gjyshit”, tha Rama.

Ai e cilësoi, Shkodrën Europa e Shqipërisë.

“Shkodra ka qenë dikur Europa e Shqipërisë, këtu ka qenë Europa e Shqipërisë. I takon Shkodrës që më 11 maj të marri një vendim domethënës, të marri vendim për historinë e vet, që mundësinë historike që kemi sot në derën e BE që më në fund na është hapur, ta rroki e të mos shohë majtas e djathtas por të shohi vetëm drejtë. Se ne jemi thjesht forca në vendin e kohën e duhur, për ta integruar vendin në BE, ashtu siç ishte PD më 1992 kur shumë shqiptarë shkuan e votuan masivisht. Sepse ato ishin zgjedhje për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, ndaj duhet të zgjidhnin të ardhmen, ndaj dhe Shkodra duhet të zgjedhi masivisht të ardhmen më 11 maj”, deklaroi Rama.

Fraksion.com