Murati: Haxhiu mbetet kandidatja jonë për kryetare dhe nuk do të ndryshojë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia e tij nuk do të heqë dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht mungesës së votave dhe kundërshtimeve.
“Kuvendit kemi dashur t’ia japim një kryetare grua. Ky është propozimi ynë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë”, tha ai.
Ai tha se kundërshtimet ndaj kandidaturës së Haxhiut “janë më shumë taktika sesa ndonjë arsye konkrete”.
Murati u bëri thirrje partive të tjera parlamentare të “reflektojnë”.
Fraksion.com