Incident në Bulqizë, rasti i kalon SPAK: Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë pas takimit elektoral të PD
Shënohet incidenti i parë elektoral në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu dhe nipi i tij E.M, dysohet se kanë dhunuar një 33-vjeçar, banues në Shupenzë dhe punonjës i Njësisë Administrative Ostren. Ngjarja ka ndodhur dje, më 24 prill 2025, në fshatin Ostren të Bulqizës, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike.
Sipas policisë, dy të dyshuarit kanë goditur me grushte të riun Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të Njësisë Administrative Ostren. Pas raportimit të ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në SPAK.
Njoftimi i policisë:
Fraksion.com