AktualitetBota+Të fundit

Zelensky: Rusia duhet të ndalojë sulmet “Menjëherë dhe pa kushte”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj, pasi një sulm gjatë natës në kryeqytetin Kiev vrau të paktën nëntë persona.

“Kanë kaluar 44 ditë që kur Ukraina ra dakord për një armëpushim të plotë dhe një ndalim të sulmeve… Dhe kanë kaluar 44 ditë që Rusia vazhdon të vrasë njerëzit tanë,” tha ai në një postim në X. “Sulmet duhet të ndalen menjëherë dhe pa kushte”.

 

Fraksion.com