Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”, avokati i Berishës: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, ka njëanshmëri të theksuar në vendimmarrje
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës paraprake sërish për dosjen “Partizani” në GJKKO.
Gjokutaj, deklaroi pas seancës se mbrojtja ka kërkuar largimin e gjyqtares Flojera Davidhi për “njëanshmëri të theksuar” në vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.
“Unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Davidhi. Vendimi i saj për të shpallur të pavlefshme kërkimet tona ishte një kaos gjyqësor, pa asnjë arsyetim të qartë mbi ligjshmërinë. Sot depozituam zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e saj,” u shpreh Gjokutaj.
Për shkak të kësaj kërkese, seanca u ndërpre sipas procedurës, pasi gjyqtarja nuk mund të vijojë shqyrtimin pa një vendim nga një tjetër gjyqtar i gatshëm mbi kërkesën për përjashtim.
Gjokutaj: Duke ju sjellë në retrospektivë informimin e djeshëm, që ne kërkuam një kohë të mjaftueshme, të shpejtë për t’u konsultuar me të mbrojturit prej nesh për sitautën e krijuar pas vendimit të gjyqtares paraprake lidhur me pavlefshmërinë e kërkimeve tona, ne unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi për njëanshmëri të theksuar në vendimmarrjen e saj. Ato janë kërkime të qarta të bazuara në ligj dhe jnë kaos gjyqësor që pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë. Sot ne depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi dhe seanca u ndërpre sipas procedurës, sepse gjyqtarja nuk mund të japë vendim pa u shprehur një tjetër gjyqtar i gatshëm në lidhje me vendimmarrjen e saj.