AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama po plaçkit tokat e shqiptarëve, ligjet e sotme si të vitit 1946”, Berisha nga Himara: Një lubi tjetër si Balluku bën ç’të dojë me pronat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një vizitë në Himarë, ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Në një fjalim të fortë para qytetarëve, Berisha akuzoi qeverinë për uzurpim të pronave të shqiptarëve dhe rikthim të praktikave të së kaluarës.

Ai tha se “armiku më i keq është armiku i brendshëm që të merr lirinë”, duke iu referuar sistemit të ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.

 

“Sot në Shqipëri ka ligje që janë kopje e ligjeve të vitit 1946. Rama ka krijuar një agjenci ku ka marrë në pronësi të gjithë territorin e shtetit shqiptar dhe i ka dhënë kontrollin një tjetër ‘lubi’ si Balluku, që bën çfarë të dojë me pronat e shqiptarëve,” deklaroi Berisha, duke iu referuar Elira Kokonës.
Fraksion.com