Krimet zgjedhore: Altin Dumani, Ilirjan Celibashi dhe Olsian Çela raportojnë para ambasadorëve për gjetjet në terren
SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur nga puna duke intensifikuar bashkëpunimin në funksion të hetimit të krimeve zgjedhore.
Strategjia e tre institucioneve po funksionon përmes një Task Force të posaçme e cila është ngritur prej muajit janar 2025.
Sot, kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.
Mësohet se të pranishëm gjatë raportimit të Dumanit, Celibashit dhe Çelës kanë qenë edhe e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, përfaqësues nga delegacioni i BE në Tiranë, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës të cilët i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.
Raportimi i krerëve të institucioneve është ndjekur edhe nga kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier.
Disa javë më parë krerët e institucioneve treguan detaje lidhur me rastet e krimeve zgjedhore para ambasadës britanike në Tiranë.
Fraksion.com