AktualitetPolitikëTë fundit

“Edhe Nuredin Dumanit është gati t’i thurë poema…vetëm të shpëtojë nga dosja “McGonigal”/ Berisha: Lubi Balluku dhe Rama vodhën 130 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin elektoral të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Gjirokastër, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përvetësuar 224 mijë metra katrorë në Gjipe dhe Manastir, gjoja sikur janë të trashëguara nga gjyshërit ndërkohë që  nga familja e tij kanë deklaruar se kanë qenë të varfër.

Berisha i kërkoi Ramës të shpjegojë se si i ka fituar 8 mijë metra katrorë në Surrel, ndërsa përmendi dhe 130 mln euro të vjedhura nga projekti i inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston. Lideri i opozitës sulmoi nga Gjirokastra dhe zv/kryeministren Belinda Balluku e cila sipas tij, kishte si detyrë të mbikqyrte punimet për inceneratorin dhe të raportonte pranë qeverisë, por nuk e bëri.

Berisha i kërkoi Ramës të shpjegojë se si i ka fituar 8 mijë metra katrorë në Surrel, ndërsa përmendi dhe 130 mln euro të vjedhura nga projekti i inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston. Lideri i opozitës sulmoi nga Gjirokastra dhe zv/kryeministren Belinda Balluku e cila sipas tij, kishte si detyrë të mbikqyrte punimet për inceneratorin dhe të raportonte pranë qeverisë, por nuk e bëri.

Sali Berisha: E morët vesh ju, Tërmeti 60 mln euro drejtorëve të vet, 5D e Tiranës. Ju garnatoj se në Gjirokastër nëse do investoheshin 60 mln euro, do kishin transformuar në shumë aspekte këtë qark. Po me kë i ndan Tërmeti, i ndan me Kumbaron, Edi Ramën.R

Rama thotë nuk ka një fakt për mua. Nuk je ti që i ke dhënë McGonigal 220 mijë dollarë për ta korruptuar kundër opozitës dhe këtë e faktojnë gjkatat amerikane. Cfarë fakti do. I kanë ardhur lajmet dhe cdo ditë “rroftë e qoftë Altin Dumani”, ju garantoj që dhe Nuredinit do t’i thurte poema se do të shpëtojë nga dosja “McGonigal” . Gjeni fakte thotë për mua se dardhat i kanë ngrënë të tjerët. Po ato 224 mijë metra katrorë tokë të Manastirit dhe në Gjipe. Kush i mori, cfarë lidhje kishe ti me to. Lexoni, Spiro Koleka, Nushët kanë deklaruar se kanë qenë më të varfërit e Vunoit dhe tani na dalin me dhjetëra ha prona të gjitha të grabitura nga Edi Rama. Po ai kopshti 8 mijë metra  në Surrel nga mbiu apo ti dhuroi gruaja?

Po 130 mln euro të djegësit të Tiranës, shkoi në gjykatë dosja, 2 drejtorë kanë shkelur ligjin, por para s’kanë marrë ata, ka firmosur Edi Rama. Dhe ajo që duhet të vëzhgonte punimet ishte lubi Balluku e cila s’ka bërë asnjë raport pse? Sepse e shihte se dardhat i hante Edi Rama. Tani thotë lavdi hajdutëve të mi.

 

Fraksion.com