AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha u përgjigjet etiketimeve të Ramës: 130 mln euro të djegësit nuk i mori këneta, por ti me ‘Lubinë’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar turin elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke ndaluar sot në Himarë për prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe veçanërisht ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si një nga figurat më të korruptuara të kabinetit të Edi Ramës.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës, i cili e ka krahasuar opozitën me “kënetë”, Berisha ironizoi këtë etiketim dhe e përdori për të rikthyer vëmendjen te skandalet financiare të qeverisë.

“Sipas fushatës kundër nesh, 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës i mori këneta, jo Rama me Lubi Ballukun. Po ashtu, 120 milionë euro të Becchettit i mori këneta, jo Rama që e përzuri atë pa kushtetutë nga vendi,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi Ballukun për bashkëpjesëmarrje në aferat më të mëdha korruptive të qeverisë dhe e përmendi si një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit në “skemën e grabitjes së fondit publik”.

“Për Ramën, të mençurit janë Saimir Tahiri, Lubi Balluku, Frida Krifca — të gjithë hajdutët përreth tij që kanë vjedhur bashkë me të,” u shpreh lideri i opozitës, duke premtuar një qasje të re ndaj buxhetit dhe investimeve nëse vjen në pushtet.

 

 

Berisha gjithashtu kritikoi shpërndarjen e buxhetit, duke përmendur që nga 8 miliardë euro, vetëm një shumë e vogël u dedikohet pensionistëve, ndërkohë që sipas tij fondet po zhduken në aferat e qeverisë aktuale.

 

Fraksion.com