“A mund të jetë Saranda madhështore, kur spitali nuk ka ilaçe”/ Berisha: Qytetarët po përjetojnë tiraninë e mjerimit. Vetëm ne mund ta transformojmë…
Kreu i PD, Sali Berisha, në takimin elektoral të zhvilluar në Sarandë, u shpreh se qyteti është betonizuar ndërsa në spitale nuk ka ilaçe. Duke përmendur diktaturën e shkuar, Berisha tha se sot Saranda është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkrirë jetën e tyre në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit.
Përjetojnë një mbijetesë me një pension më qesharakun, më të pamerituarin.
Sot, punëtori i ndërtimit, punëtori i fermës, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension, i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm, i cili e detyroi atë t’u thotë fëmijëve, nipërve e mbesave, shkoni se kaq ka. Këtu nuk ka më për ju.
Nga 2013 gjer më sot janë dyfishuar çmimet e ushqimeve. Ekonomistët kanë faktuar se nëse pensioni duhej të ndiqte rritjen e çmimeve, t’u printe, duhej të ishte 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo?”, tha Berisha.
Fraksion.com