Vrasjet në familjen Prendi, “Konflikti nisi për një femër”, flet motra 32-vjeçarit: Sidoreli s’ishte kundërshtar i Martinajt, ka marrë një telefonatë dhe iku i revoltuar, por…
Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve. Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi, 32 vjeç, i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.
Në lidhje me nisjen e konflikteve, ajo deklaron se çdo gjë ka nisur për një konflikt banal, për një femër.
“Kam fol edhe më vëllanë sa ka qenë gjallë… çdo gjë nisi nga një konflikt banal, për një femër”, tha ajo duke shtuar se personat që mendojnë se janë përgjegjës për vrasjet në familjen e tyre, i kanë denoncuar në polici.
Ajo pohon më tej se vëllai i saj nuk ka pasur lidhje me grupe kriminale apo se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.
“Vëllai im nuk ka pasur asnjë lidhje me botën e krimit, me bandat. Nuk ishte kundërshtarë i fisit Martinajt, nuk kemi asnjë lidhje me Martinajt. Nuk ka pasur dhunim të vëlllait prej Martinajve. Vëllai im ka marrë po një telefonatë, kemi qenë bashkë, vitin nuk e mbaj mend, është revoltuar nuk e di pse, pastaj ka iku por është kthyer po të njëjtën darkë. Nuk ka qenë as i dhunuar, asgjë. Vëllai asnjëherë nuk i ka përmendur më”, tha ajo.
“Janë thënë që kur ndodhën ngjarjet para 2 ose 3 viteve, kanë thënë që kemi ikur në banesën e Sidorel Prendit dhe nuk e kemi gjet në banesë. Vëllai im nuk ka qenë fare në Shqipëri. Sidi ka katër vite që nuk e kam takuar, vëllai im ka lënë familjen e vet. Nga gjithë spekulimet që thonë që është kriminel, vëllai im ka lënë familjen dhe ka ikur vetë.
Para se të vritej patëm folur në telefon dhe më pati thënë që do vij në Shqipëri dhe do t’i zgjidh të gjitha sepse nuk i kam bërë asgjë askujt’, deklaroi motra e Sidorel Prendit alias Roan Brahimit.
Fraksion.com