“U argëtova me “ufon” në Çorovodë”/ Ilir Meta reagon pas deklaratave të Ramës: Do të kemi 3 deputetë të sigurtë në Skrapar
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në takimin elektoral në qytetin e Çorovodës.
Meta shkruan se “ufo” deklaroi në Çorovodë se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?
“Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me KorçënNuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.
U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën”, thotë Meta ndër të tjera në mesazhin e tij në facebook.
Më tej, ai shkruan se teksa Rama u ka kërkuar ti japin PS 2 deputetë, Skrapari do të ketë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj.
“E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura”, shkruan Meta, teksa i fton skraparllinjtë të votojnë numrin 1, koalicionin “Shqipëria Madhështore”.
Fraksion.com