“Thonë se me gra po i mund Rama ata të tjerët”, kreu i PS në Berat: Kaq sa jeni ju këtu, nuk i mbledhin dot kundërshtarët tanë…
Kryetari i PS, Edi Rama, gjatë turit të tij elektoral, u ndal mbrëmjen e së mërkurës në Berat, ku në takimin me gratë e vajzat e këtij qarku, ka deklaruar se rezultati i 11 majit do të jetë spektakolar.
“Thoshte dikush se ça bëhet kshu sepse vetëm me gratë po i mund Edi Rama ata të tjerët. Por kaq sa jeni ju këtu sot për të dëshmuar këtë betejë me historinë, bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit”, tha Rama.
Duke folur për barazinë gjinore në parlament, Rama tha se jemi krenar që kemi 71 gra e vajza në skuadrën tonë të 11 majit, e në listën e mbyllur kemi mbi 50% gra e vajza, ndryshe nga lista e mbyllur e kënetës me burra.
“Por duke votuar për PS gatë dhe vajzat do vijojnë ta mbështesin këtë kurs transformimi dhe zhvillimi.
Nuk mund të jetë partia peng e Ilir Vrenozit, e patë në Korçë, Ilir Vrenozi është programi dhe gjuha e tij është programi i palës tjetër, brutaliteti që u shfaq dje, me gjithë vërtetësinë e vetë, një sallë e ekzaltuar nga fjalori ekstrem, nga diçka që shpërfaqi të gjithë hipokrizinë e të ashtuquajturës Shqipëri madhështore, por që është kënetë madhështore”, tha Rama.
Fraksion.com