“Thonë gjysmën e qeverisë e ke në burg”/ Rama nga Poliçani: Ndihem krenar që kam nxjerrë drejtësinë nga burgu
Nga takimi me banorët në Poliçan, kryeministri Edi Rama u kthye pas në kohën kur kërkonte mandatin e katërt për të bërë reformën në drejtësi, detyrë për të cilën tha se e ka kryer.
Rama u ndal te kritikat për arrestimin e ish funksionarëve të PS, ku tha se ndihet krenar që drejtësia ka goditur djathtas dhe majtas.
“Thonë ç’është kjo punë me Edi Ramën njëherë thotë tepsi njëherë timon njëherë dajre. Kujtohet mirë kur ju thoja ma jepni timonin, ja ku doli e vërteta, ishte thelbi i asaj fushate. Të tjerët donin pjesën me tepsi nuk donin reformë në drejtësi. Shikoni çfarë thonë sot e ju duket vetja të zgjuar. Thonë gjysmën e qeverisë e ka në burg.
Këtu është mirë të ndalemi një moment për tu marrë vesh. Si duhet të ndihemi ne, si ndihem unë. Kur duhet të ballafaqohem me faktin se një pjesë e atyre që kanë qenë në qeveri kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë. Unë do ndihesha keq dhe sikur ju kisha tradhtuar nëse ju mora votën për të bërë reformën në drejtësi, e kam thënë që duhet një drejtësi që godet majtas e djathtas.
Jam kryelartë për faktin se në këto vite kemi bërë atë që se ka bërë asnjë qeveri. Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë”-tha Rama.
Fraksion.com