Protestat në Tragjas kundër ujësjellësit për Himarën, Berisha: Qeveria po kthen në shkretëtirë 35 fshatra, mos ju jepni asnjë votë
Kreu i PD Sali Berisha, u pyet se çfarë do të bëhet me banorët në Tragjas, të cilët janë duke protestuar, që mos iu merret uji, për ujësjellës në resorte në jug të vendit.
Berisha tha se banorët duhet ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri, që po kthen në shkretëtirë 35 fshatra në zonën e Vlorës. Sipas tij, qeveria ka mundësi të sjellë ujë, pa prekur këto zona.