AktualitetPolitikëTë fundit

“Pas 11 majit, reformë e re territoriale”/ Berisha në Vorë: Kashari do të bëhet bashki

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar, ka deklaruar se pas 11 majit, PD nëse merr pushtetin do të bëjë reformë të re territoriale.

Berisha tha se e Kashari do të jetë një ndër bashkitë kryesore të vendit.

“Garantoj Kasharin se në reformën e re territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit. Garantoj të rinj e të reja se shanset për punë dhe për një jetë tjetër do jetë rezle për Shqipërinë”, përfundoi Berisha.

Ai denoncoi se po kërcënohen qytetarët për votën nga grupet kriminale afër pushtetit dhe se pas 11 majit do i shpalli organizata terroriste.

“Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, që s’ka ligj e moral për karrigen e tij e ju bën ushtar të tij, por ju garantoj se të Erjoni do shkoni, e bashkë me ju do vij e Edi me ju aty. Vidhni me ndihmën e shtetit çdo ditë, por jua them unë ju, mjerë ju çdo gjeni, jo vetëm ju, por edhe në Durrës, Elbasan etj., do shpalleni organizata terroriste”, tha Berisha.

 

Fraksion.com