AktualitetPolitikëTë fundit

“Lubia harxhon 10 mijë euro në muaj për lavazhin e BMW-së së saj”, Berisha: Balluku sillet në Fier për të mashtruar e marrë votat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me tonet e ashpra ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, gjatë fushatës elektorale në Fier, duke e akuzuar për shpërdorim të taksave të qytetarëve në shpenzime luksi.

Duke e quajtur sërish “Lubi”, Berisha tha se Balluku po sillet në qarkun Fier si truproja e kryeministrit për të mashtruar qytetarët, ndërsa sipas tij, në prapaskenë shpenzon mijëra euro për luks personal.

“Këtë Lubinë që vjen e sillet këtu si të ishte truproja e Edi Ramës për t’ju mashtruar e për t’ju marrë votat, e dini ju se sa harxhon për të pastruar makinën e saj? Me dokumente – jo me llafe – 10 mijë euro në muaj për lavazhin e BMW-së së saj,” deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se një shifër e tillë është jo vetëm absurde, por edhe një tregues i shkëputjes së qeverisë nga realiteti i qytetarëve: “Nuk kisha dëgjuar kurrë që të shpenzoheshin 10 mijë euro vetëm për larjen e makinës. Kjo tregon shumë. Këta njerëz nuk mendojnë për ju, dhe ju nuk ekzistoni për ta.”

 

Fraksion.com