AktualitetPolitikëTë fundit

“Janë disa zogj të vegjël…”, Rama në Skrapar: Partitë e reja më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim elektoral me qytetarët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit.

Rama gjatë fjalës së tij ‘sulmoi’ edhe forcat e rejta dhe të vogla politike në vend, duke thënë se po mashtrojnë qytetarët vetëm për vende në parlament.

“E fundit janë disa zogj të vegjël që kanë dalë. Jo bëhet, jo s’bëhet, jo bashkë. Ata mua më heqin mallin e Sudes, Vebiut dhe Rrapush Xhaferrit. Ata ta bëjnë detin kos dhe ta bëjnë jetën vaj. Jepu votën atyre dhe këtu nuk do të ketë më korrupsion, padrejtësi, as çmime të larta, asnjë problem, vetëm jepuni votën që të kapin ata një karrige në parlament. Edhe thonë ne jemi të rinjtë. Të rinj ata janë vetëm në moshë. Shikoni se si marrin krushqit dhe i fusin në lista. I kemi futur krushqit aty se ne jemi në lista të hapura. Përveç atyre është dhe Luli. Ai të paktën është koalicion tek pull. Ai është i vetmi koalicion në histori që është tek pull. Kur e pyesin sa parti janë në koalicion, thotë ‘hyni në internet dhe e gjeni vetë’. Ai është shumë i madh, do të na mungojë se çfarë fliste”,tha Rama.

 

Fraksion.com