AktualitetTë fundit

Dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar disa persona, shoqërohet në komisariat ish-drejtoresha e spitalit Dibër

Është shoqëruar në komisariatin e policisë Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës.

Shehu u shkarkua nga detyra pak javë pasi goditi shefin e financës, Shaban Uklala, i cili e denoncoi atë në polici.

Pas këtij episodi teksa Shehu hetohej në gjendje të lirë, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.

Ky nuk është skandali i vetëm i saj, ndërsa dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

Si fillim, ajo dhunoi me sende të forta  shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt, të cilit i shkaktoi plagë në ballë me kapëse letrash.

Ndërsa më pas, ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur njëri person, pjesë e stafit të spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.

Fraksion.com