AktualitetPolitikëTë fundit

“Do të hapim kombinatin e Poliçanit”, Rama: Europa e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në një takim elektoral me qytetarët në Poliçan nga ku  u ndal edhe tek investimet e reja që do të bëhen në këtë qytet.

Rama gjatë fjalës së tij si investim përmendi edhe rrugën e re Berat- Poliçan- Skrapar.  Kreu i qeverisë theksoi se një tjetër investim me rëndësi do të jetë edhe hapja e kombinatit të Poliçanit.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne tanimë në mandatin e 4 kemi përcaktuar si pjesë të planit tonë edhe rrugën e re Berat-Poliçan-Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuaj jo vetëm me Beratin dhe Tiranën dhe do të krijohet një unazë e bukur që do të sjellë shumë më tepër  investime dhe turizëm. Kanë filluar që të kthehen njerëz që investojnë dhe do të kthehen edhe më tepër edhe falë aksesit me rrugën e re.

 

Fraksion.com