Berisha vizitë në Nunciaturën Apolistike në Tiranë, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papës: Ishte mik i madh i Shqipërisë
Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ku shprehu ngushëllimet më të ndjera në emër të Partisë Demokratike për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Berisha vlerësoi Papën si një udhëheqës të madh të paqes dhe një mik të veçantë të Shqipërisë. Ai theksoi rolin heroik të priftërinjve shqiptarë, që ranë heronj për Krishtërimin dhe la mesazh ngushëllimi në Librin e Ngushëllimeve, me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
Sali Berisha vizitë pranë Nunciaturës Apolistike në Tiranë për ngushëllim për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut: Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papa Franceskun. Papa Francesku u nda nga jeta si një papë i madh i paqes, ai ishte gjithashtu mik i shquar i kombit shqiptar. Shqipëria është një vend, ku priftërinjtë u bënë heronj për Krishtin.
Pas daljes nga Nunciatura, Berisha foli për mediet duke theksuar se papa Françesku u nda nga jeta si një papë i madh i paqes.
“Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar. Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë”, u shpreh Berisha.
Berisha tregoi se pati fatin ta takojë dhe bisedojë fare shkurt ditën e inaugurimit.
Fjala e Berishës:
Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes.
Ai ishte gjithashtu një mik i shquar i kombit shqiptar.
Shqipëria do ishte një nga vendet më të para që ai vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal të Selisë së Shenjtë.
Pata fatin ta takoj dhe bisedoj fare shkurt ditën e inaugurimit. E ftova në Shqipëri.
Konstatova se tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës.
I thashë, unë po u ftoj së pari se është një traditë që fqinjët vizitohen të parët dhe ne jemi ndër fqinjët më të parë.
Së dyti, historia e kishës shqiptare, por edhe aleancës së shqiptarëve me Vatikanin, u thërret për këtë vizitë.
Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe për mbarë qytetërimin perëndimor kur gjatë vizitës së tij, Papa Françesku lumnoi këtu 38 martirë të kishës shqiptare, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për besimin e tyre tek Zoti dhe Krishti mbret gjatë diktaturës staliniste të Enver Hoxhës.
Urojmë përjetësi atit të shenjtë në jetën e tij të pasosur.
Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera.
Fraksion.com