AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha sulmon ashpër Ballukun në Fier: ‘Lubia’ paguhej për mbikëqyrjen e punimeve për inceneratorin që s’ekziston

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga prezantimi i kandidatëve të PD-së për qarkun Fier, ka hedhur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të cilën e cilësoi me tone tallëse si “Lubi”.

Berisha u ndal veçanërisht te skandali i inceneratorëve, duke akuzuar Ballukun se për vite me radhë ishte paguar nga taksat e qytetarëve për të mbikëqyrur një incenerator që, sipas tij, nuk ekziston.

“Kjo Lubi Balluku që keni këtu, kjo paguhej me taksat tuaja për njësinë e mbikëqyrjes së punimeve të inceneratorit që nuk ka as tullë as nishan. Nuk u ndërtua. Lubia për 5-6 vite nuk bëri asnjë raport, për asnjë situatë, për asnjë zhvillim,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, Balluku ka heshtur me qëllim për të mbrojtur interesat e kryeminsitrit: “Ajo nuk e bëri se paratë i merrte Edi Rama. Ndaj ju paguanit rrogat, ndërsa paratë zhdukeshin.”.

 

Fraksion.com