“Angazhimi i fëmijëve përmetarë”, Rama: Shtëpinë e Europës po e ndërtojmë tek Kopshti i Skënderbeut për udhëheqësit e kontinentit më 16 maj
“Europa në sytë e fëmijëve” është atelia gjigante e cila po udhëton në çdo qytet të Shqipërisë dhe ku fëmijët shqiptarë përcjellin përmes artit këndvështrimin e tyre për Europën.
Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga angazhimi i fëmijëve të Përmetit, të cilët përmes programit “Art, Zeje, Sport” do të lënë “gjurmën” e tyre në Shtëpinë e Europës, në Tiranë ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e vendeve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Krahas videos së publikuar, Rama shkruan:
“Mirëmëngjes dhe me kontributet e fëmijëve përmetarë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”.
Kryeministri vlerësoi punën fantastike të bërë nga fëmijët, ndërsa u shpreh se punimet e tyre do të bëhen fotografi dhe do të përfshihen në albumin madh që do të bëhet.
Fraksion.com