Vatikani publikon fotot e Papa Françeskut në arkivol të hapur, do të shihet dhe nga publiku
Vatikani ka shpërndarë imazhe të Papa Françeskut ndërsa ndodhet në arkivol, teksa po bëhen përgatitjet për prehjen e tij të fundit.
Trupi i Papës pritet të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarët do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e tyre. Kardinalët takohen për herë të parë sot, me synimin për të caktuar datat si për transferimin e trupit ashtu edhe për varrimin.
Sipas kushtetutës apostolike Universi Dominici Gregis, e cila përcakton procedurat pas vdekjes së një Pape, shërbimi funeral duhet të kremtohet “midis ditës së katërt dhe të gjashtë nga vdekja e tij”.
Kjo do të thotë se varrimi i Papa Françeskut mund të bëhet mes të premtes, 25 prill dhe të dielës, 27 prillit.
Sipas mediave italiane dhe në veçanti agjencisë kombëtare të lajmeve ANSA duke cituar burime nga Vatikani, data më e mundshme për ceremoninë duket të jetë e shtuna, 26 prill.
Fraksion.com