Berisha: Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama. Ai thoshte e kam nga breshkat! Mafia fut substanca kancerogjene
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte pjesë e një tryezë për sigurinë ushqimore, ku garantoi se do të bëjnë gjithçka për ushqime sa më cilësore për shqiptarët.
Berisha solli rastin e salmonelës, që sipas tij kjo epidemi u mor vesh vetëm kur u sëmur Edi Rama.
“E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.
Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë”, tha Sali Berisha.
Berisha po ashtu u shpreh se siguria ushqimore kontrollohet nga mafia, duke bërë që në vend të futen produkte kancerogjene.
“Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet. Asnjë serioz serioz nuk është më. Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancerogjene dhe të rrezikshme”, deklaroi kreu i PD.
Pjese nga deklarata e Berishes
Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet. Asnjë serioz serioz nuk është më.
Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancoregjene dhe të rrezikshme.
Mjaftojnë të paguajnë këtu dhe aty dhe ryshfeti tani nuk ndalet më tek drejtori.
Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim.
E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.
Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë.
Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh.
Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe dha do jap dorëheqjen.
Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi.
Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt. Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore.
Fraksion.com