AktualitetBota+Të fundit

Shtëpia e Bardhë: Administrata e Trump po vë në dyshim pavarësinë e Rezervës Federale

Administrata Trump po vë në dyshim pavarësinë e Rezervës Federale, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

“Presidenti beson se ata kanë bërë lëvizje dhe kanë ndërmarrë veprime në emër të politikës, dhe jo në emër të asaj që është e drejtë për ekonominë amerikane. Presidenti ka të drejtë të shprehë pakënaqësinë e tij me Fed dhe ai ka të drejtë të thotë se beson se normat e interesit duhet të jenë më të ulëta,” u tha Leavitt gazetarëve gjatë konferencës së sotme për shtyp.
“Ai beson se amerikanët duhet të jenë në gjendje të marrin para hua më lirë se sa janë aktualisht tani,” shtoi ajo.

Sekretarja e shtypit tha gjithashtu se ajo ka folur me drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kevin Hassett, i cili “ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e Fed dhe nëse ata në të vërtetë po bëjnë gjëra, përsëri, për interesin më të mirë të ekonomisë apo po e bëjnë atë për arsye partiake”.

Kuktojmë se Trump ka shtuar sulmet e tij ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, javët e fundit, duke sugjeruar javën e kaluar se presidenti ka fuqinë të largojë shefin e bankës qendrore dhe duke e kritikuar atë për mos uljen e normave të interesit.

Fraksion.com