AktualitetPolitikëTë fundit

“Shpatën e drejtësisë ia dorëzuam Altin Dumanit”, Rama: Në shtëpinë tonë kush bën gjëra të paligjshme duhet të ndëshkohet!

Edhe në këtë takim elektoral Edi Rama u ndal te drejtësia dhe ‘goditjet’ majtas, kur tha se nga ana njerëzore ndihet keq, por nga ana morale dhe për besimin që populli i ka dhënë me votë, ndihet ballëlartë.

“Ne shpatën e drejtësisë e dorëzuam! Altin Dumanin të tërë e njihni dhe e respekton shumicë dërrmuese dhe me të drejtë, po ai nuk lindi dje!”, tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër.

“Nga pikëpamja njerëzore jam i keqardhur, nga pikëpamja morale ndaj jush dhe atyre që më kanë dhënë votën, jam ballëlartë. Nuk të çon qeveria në burg, nuk bën qeveria hetime dhe përgjime, janë punë të drejtësisë. Shtëpia jonë është krijuar për të qeverisë, çuar njerëz në parlament, dhe bën gjëra të paligjshme duhet të ndëshkohet, jo nga partia por drejtësia.  Ne më shumë seç ishim do jemi, sepse historia e kësaj partie është një bie mijëra ngrihen”, tha  kreu i PS.

Sipas Ramës, në të kaluarën, drejtësia ka qenë e çarmatosur, ndërsa politika ka mbajtur “shpatën” në dorë, duke përdorur institucionet për interesa personale. Ai gjithashtu i kundërshtoi akuzat për gjysmën e qeverisë në burg, duke i cilësuar si të pavërteta.
Edi Rama: Dumani me integritet e kurajë, që beson atë që bë. Pse nuk thirri ndonjëherë ai figura të njohura, po as deputet? Ti thoshte më thuaj përse është kjo punë? Ose ndonjë drejtor të madh. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë. Sepse shpata ishte në duart e politikës ishte i çarmatosur ai dhe të tjerët, dhe të tjerët ishin të vegla bënin çfarë u thoshte politika. Kur politika s’kishte interesa.  Ata bënin zullumin dhe llumin që i bëri me prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare të botës ishin vjehrrat e këtyre.
Tani dolën këta dhe thonë si ka mundësi që kërkojnë një mandat të katër kur gjysmën e qeverisë e kanë në burg që nuk është e vërtetë.
Fraksion.com