“Rama del me moton ‘nudo për vota’”, Berisha për Ramën: Degradon fushatën! Jashtë çdo etike dhe standarti
Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbajtur sot një konferencë për mediat, ku ka reaguar me tone të ashpra ndaj Kryeministrit. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se është e papranueshme që një kryeministër të përdorë nuditetin si mjet për të fituar vota.
Ai e quajti këtë një shfrytëzim të jashtëligjshëm dhe amoral të detyrës, duke e krahasuar me sjellje të papranueshme që mund të dëmtojnë shoqërinë.
Berisha: Vlerësimin individual t’ia lija çdo nënë shqiptare se sa do të donte që kryeministri t’i servirte fëmijëve të saj nuditetin, sa do të donte çdo grua që burri i saj t’i servirte publikun lakuriqësinë e tij në plazh, çdo mësues të pyesë veten ç ‘përbën kjo për nxënësit e saj. Kur një kryeministër del me moton “nudo për vota” duke shfrytëzuar jashtë çdo kodi etik e moral detyrën.
Edhe në kuzhinën e tij me katër mure ta bënte këtë premtim para kamerave, ai është përgjegjës për qindra mijëra fëmijë që do tu mbetet në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri.
Nuk mund të nxjerrësh në Pazar nuditetin tënd, ka pasur raste që edhe janë përjashtuar nga gara.