Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, kishin harruar sobën të ndezur
Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier.
Fqinjët të alarmuar kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Si pasojë e flakëve janë dëmtuar vetëm orenditë e sallonit të banesës.
Fraksion.com