“Mësuesit ishin pengje të halabakëve”, Rama: Paga e arsimtarëve do jetë 1200 euro deri më 2030, Berisha e la vendin në borxhe
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët në qytetin e Gjirokastrës, ka folur për transformimin e arsimit në Shqipëri, duke theksuar përmirësimet e ndjeshme në trajtimin e mësuesve dhe kushtet e punës së tyre. Ai kujtoi kohët kur, sipas tij, autoriteti i mësuesit ishte në rënie të lirë dhe ata përballeshin me mungesë respekti dhe sigurie.
“Autoriteti i mësuesit kishte rënë në tokë. Mësuesit ishin pengje të halabakëve, të nxënësve të çoroditur,” u shpreh Rama. Ai shtoi se sistemi arsimor ishte i rrëmujshëm, me mësues që jepnin lëndë jashtë profilit të tyre vetëm sepse kishin lidhje personale, duke theksuar se në atë kohë ishin rreth 5000 mësues jashtë profilit.
Në përfundim, Rama theksoi mbështetjen që vendi po merr nga Bashkimi Evropian, duke theksuar përfitimin e mbi 1 miliard eurove në ndihmë çdo vit.
Edi Rama: Autoriteti i mësuesit kishte rënë në tokë. Mësuesit ishin pengje të halabakëve, pengje të nxënësve, që ishin çoroditur dhe nuk kishin siguri për punën e tyre. I dërgonin sa andej e këtej, kishte mësues që kishin mbaruar biologji dhe jepnin fizikë, sepse kishin mik, ishin 5000 në sistem. Paga mesatare në atë kohë ka qenë 330 euro, paga mesatare është 1000 euro dhe plani është që të jetë 1200 euro deri më 2030. Ne kemi program të detajuar, në çdo sektor. Po futemi në një familje, ku llogaritë janë si në Gjirokastër, çdo qindarkë llogaritet. Kur morëm detyrën, na takonin për bezdi, sot na vlerësojnë dhe na besojnë. Kur hyjmë në BE, 1 miliard e kusur mbështetje marrim çdo vit. Sali Berisha e la Shqipërinë me borxhe, e la në gropë komplet. Ndryshimi më 2013 ka shpëtuar Shqipërinë nga kolapsi ekonomik.
Fraksion.com