AktualitetPolitikëTë fundit

“Kush voton Kënetën, politikisht autik”, Berisha kritikon Ramën: Super skandal! Është turp që ky kryeministër të quhet prind

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilëson si fyese dhe diskriminuese ndaj personave me autizëm. “Autizmi është zbuluar tek fëmijët, por tani edhe tek të rriturit.

Berisha theksoi se pas sfidave të autizmit qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm i prindërve dhe veçanërisht i nënave që përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha. Ai akuzoi Ramën për përçmim dhe mungesë njerëzillëku, duke thënë se “është turp që një njeri që shprehet kështu të quhet prind apo baba”.

 Sali Berisha: Përçmimi ndaj fëmijëve, të rriturve, po fëmijëve meqenëse ky çrregullim është kryesisht i fëmijëve, tani është zbuluar prej kohësh edhe tek të rriturit, por është kryesisht i fëmijëve, e kanë pasur Adolf Hitleri.

Edhe ai me një dekret i fuste në krematorium fëmijët me defekte.
E ka pasur Enver Hoxha për qëllime klasore.
E ka pasur diktatori Bokasio.
Ky është një superskandal.
Të përdorësh ti një çrregullim, prapa të cilit qëndron një heroizëm i pazakonshëm i fëmijëve dhe prindërve, në qoftë se ka një çrregullim ku një nënë është më heroinë se çdo nënë tjetër me përpjekjen e saj, është nëna e një fëmije me këtë çrregullim.
Dhe fëmija vetë që jo në pak raste duhet t’i kapë fjalët një nga një, duhet t’i përvetësojë fjalët një nga një.
Dhe ky del me këtë frazë, tregon se është turp të quhet prind ky.
Është turp të quhet bashkëshort ky.
Është turp të quhet baba ky me këto fjalë që thotë për këta fëmijë heronj janë ata.
Ata bëjnë përpjekje mbinjerëzore dhe arrijnë të shkollohen. Po rruga e tyre është një rrugë e vështirë.
Këta gjeti ky për të etiketuar.
Fraksion.com