AktualitetPolitikëTë fundit

“Kur ke qenë për herë të fundit në SHBA?”, Rama – komentuesit: Kur kam pasur punë! Dini gjë u hoq non grata?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij të përjavshme “Sy m’Sy”, ku çdo të martë dhe të enjte komunikon drejtpërdrejt me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të tyre.

Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili me ironi e pyeste se kur ishte hera e fundit që ka qenë në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri iu përgjigj se vizita e fundit ka qenë në kohën kur ka pasur punë atje, ndërsa është ndalur edhe tek non gratat e kreut të PD.

“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë në USA.
Non Gratën nuk e përmend më se nuk kam pasur arsye. Ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Por meqë a kujtuar, dini gjë a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi u thatë shqiptarëve që do hiqet, më pyesni mua a iki në USA. U pika!”, tha ai.

 

Fraksion.com