AktualitetPolitikëTë fundit

“Këta nuk dinë të bëjnë opozitë”, Rama: Këta dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe të pengojnë sa të munden Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjeve të adresuara në rubrikën “Sy m’sy” nga Gjirokastra, tha se “nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se opozita sot”.

Rama e cilësoi opozitën vetëshkatërruse, teksa theksoi se më 11 maj opozita do të marrë rezultatin më të keq.

“Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, Këta dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë sa të jetë e mundur jetën njerëzve. Prandaj në zgjedhjet e 11 maj do të marrin rezultatin më të keq të mundshëm, që nga 1997 e këtej”, tha Rama.

 

Fraksion.com